VIDEO/ Gol për çdo pjesë, Laçi dhe Egnatia ndajnë pikët në duelin e luftuar
Sfida mes Laçit dhe Egnatias është mbyllur me barazim. Dueli për javën e 29-të të Superiores prodhoi nga një gol për secilën pjesë.

Laçi ëndërroi fitoren përballë kampionëve. Ishte Mjaki që shënoi në minutën e 34-t të pjesës së parë.
Në të dytën, Egnatia ndryshoi fytyrë. Barazimin e solli Jahaja për rrogozhinasit, që gëzojnë 1 pikë.
Egnatia mbetet në vendin e parë, ndërsa Laçi në atë të gjashtë.
REZULTATI PËRFUNIMTAR
LAÇI 1-1 EGNATIA
34′ Mjaki – 56′ Jahaja
NGJARJET KRYESORE
90+4′ Mbyllet ndeshja me barazim 1-1.
90+3′ Portieri Molla kontrollon topin e goditur me kokë pas harkimit nga këndorja.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
90′ Laçi pranë golit, por mungon konkretizimi. (VIDEO)
88′ Përplasje e Shabanit me Alijev. Faulli i përket Egnatias (VIDEO)
87′ Goditja e Bullarit përfundon jashtë. (VIDEO)
85′ Egnatia vazhdon të ketë kontrollin e topit. Asnjë nga skuadrat nuk tenton për të rrezikuar.
80′ Egnatia ka kontrollin e topit në këto minuta. Mungojnë rastet drejt portës.
74′ Laçi shfaqet sërish rrezikshëm, por krosimi i fundit nga kurbinasit përfundon jashtë. (VIDEO)
71′ Traore, që bën gjithçka vetë, ndalet nga Uotlai në momentin e fundit. Tjetër rast i mirë për vendasit. (VIDEO)
67′ Kasa i lë vendin Leo Melos tek Egnatia.
67′ Mjaki gjen Traoren te zona e Egnatias. Sulmuesi i Laçit nuk godet si duhet dhe topi përfundon jashtë. (VIDEO)
65′ Bullari dhe Shabani marrin vendin e Myrtës dhe Bibos te Laçi.
64′ Mbrojtja e Egnatia tregohet e vëmendshme duke larguar topin e harkuar nga Myrta. (VIDEO)
61′ Fernando ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit ndaj Tresës. Ky i fundit ka nevojë për ndihmë mjekësore.
57′ Bibo ndëshkohet me karton të verdhë.
56′ GOOOL! Laçi 1-1 Egnatia/ Jahaja vendos baraspeshën pas asistit të Zejnullait. Festojnë rrogozhinasit. (VIDEO)
55′ Laçi po menaxhon mirë rezultatin në fillimin e pjesës së dytë.
49′ Tresa humbet mundësinë e artë për të dyfishuar shifrat. Gjuajtja e lojtarit të Laçit përfundon jashtë. (VIDEO)
46′ Pjesa e dytë nis me ndryshim për Egnatian. Guindo merr vendin e Bakajokos.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0 për Laçin.
45+3′ Traore ndalhet nga Dajsinani. Kundësulm i rrezikshëm i Laçit. (VIDEO)
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
45′ Te Laçi kanë pretendime për faull pranë zonës. Gjyqtari Xhaja nuk është i këtij mendimi.
42′ Dylis ndëshkohet me karton të verdhë për faullin e shkaktuar. (VIDEO)
40′ Prodani ka nevojë për ndihmë mjekësore dhe më pas vijon sfidën normalisht.
37′ Mjaki ndëshkohet me karton të verdhë për faullin e shkaktuar ndaj Fernandos.
34′ GOOOL! Laçi 1-0 Egnatia/ Mjaki zhbllokon sfidën pas një aksioni fantastik nga ana e Laçit. Tresa i dha pasimin në zonë, ndërsa Mjaki finalizon si duhet. (VIDEO)
33′ Ekzekutohet goditja e dënimit nga Egnatia. Portieri Molla teston, teksa topi përfundon jashtë në fund. (VIDEO)
31′ Opeh ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndaloi Bakajokon në aksion premtues. (VIDEO)
30′ Manellari nuk ia del të vijojë aksionin. Loja rifillon nga Dajsinani.
27′ Shtohen reshjet e shiut në Laç.
22′ Mjaki nuk ia del të godasë dhe shkakton faull ndaj Dajsinanit. Portieri i Egnatias mbyll hapësirat. Të dy lojtarët mbeten të dëmtuar. (VIDEO)
20′ Sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, por mungojnë goditjet drejt portës.
13′ Rrezikshëm Egnatia që shpërdoron në sulm me Bakajokon. Ky i fundit u gjet në zonë nga Jahaja. Sfida vijon me shifra të barabarta. (VIDEO)
11′ Pretendime për penallti te Laçi. Ndërhyrja e Uotlait ndaj Tresës konsiderohet e rregullt nga gjyqtari Xhaja. (VIDEO)
9′ Goditja e Myrtës ndalet nga mbrojtja kundërshtare. Shfaqet rrezikshëm Laçi. (VIDEO)
9′ Kasa harkon në zonë. Mbrojtja e Laçit largon me vështirësi.
9′ Egnatia fiton metra në mesfushën kundërshtare.
6′ Lleshi nuk mund të vazhdojë te Laçi. Vendin e tij e merr Arlind Kurti.
2′ Kleandro Lleshi ka nevojë për ndihmë mjekësore pas përplasjes me Bakajokon.
1′ Nis ndeshja në Laç.
FORMACIONET ZYRTARE
LAÇI: Molla, Lleshi, Tresa, Myrta, Bibo, Manellari, Prodani, Mjaki, Traore, Opeh, Kristian
Trajner: Françesko Moriero
EGNATIA: Dajsinani, Dylis, Alijev, Fernando, Uotlai, Bakajoko, Zejnullai, Jahaja, Xhemajli, Fangaj, Kasa
Trajner: Edlir Tetova
PANORAMASPORT.AL













