VIDEO/ Elbasani del nga kriza, mposht Bylisin në shtëpi! Dy kartonë të kuq, VAR dhe tension në “Elbasan Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2025 | 23:55

VIDEO/ Elbasani del nga kriza, mposht Bylisin në shtëpi! Dy kartonë të kuq, VAR dhe tension në “Elbasan Arena”

Elbasani ka mposhtur Bylisin me rezultatin 2-1. Ndeshja në “Elbasan Arena” u shoqërua nga tensioni, ndërsa gjyqtar kryesor ishte Dorjan Maletaj dhe në VAR ishte Eldorjan Hamiti.

bandicam 2025-10-24 18-58-36-345

Gjithçka ishte në favor të Elbasanit nga minuta e 25-të, kur Bylisi i Josës mbeti me 10 lojtarë. Bruno u largua me karton të kuq pas rishikimit me VAR të rastit ndaj Tsage.

Diallo mori përsipër goditjen e dënimit duke dërguar topin në rrjetë. Më pas goli i dytë erdhi nga penalltia ku pas ndërhyrjes së gabuar të Përndrecës, ishte Diallo që plotësoi dopietën personale.

Në pjesën e dytë kapiteni Marku riktheu Bylisin në lojë, pas golit me kokë në minutën e 50-të. Ibrahim Abas la Elbasanin me 10 lojtarë në minutën e 85-të, pasi Maletaj shkoi për herë të dytë të shikonte rastin me VAR. Në fund është Elbasani që del nga kriza, teksa Bylisi ka mbetur në zonën e ftohtë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

ELBASANI 2-1 BYLIS

25′, 38′(p) Diallo – 50′ Marku

NGJARJET KRYESORE

90+8′ Mbyllet ndeshja, Elbasani fiton me rezultatin 2-1.

90+7′ Arsen Kasa ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

90′ Diallo humbet rastin e artë për të mbyllur ndeshjen. Portieri Vashu mban Bylisin në lojë. (VIDEO)

90′ Karton i verdhë për Lilën tek Elbasani.

88′ Rast i rrezikshëm për Bylisin, ndërsa në fund tundet rrjeta. Anësori kishte ngritur flamurin fillimisht për topin që kishte kaluar vijën fundore.  (VIDEO) + (VIDEO)

86′ Ben Shimon ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.

81′ Manellari i merr vendin Kasës, Lajthia në vendin e Tsage tek Elbasani.

80′-85′ VAR bëhet sërish protagonist. Maletaj thërritet për të riparë rastin, pasi kishte akorduar faull në favor të Ibrahim Abas. Ky i fundit ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrjen që erdhi më pas ndaj Markut. Faulli në favor të Elbasanit mbetet. (VIDEO)

75′ Sfida ka humbur rastet pas golit të shënuar nga Marku.

70′ Ibrahim Abas ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.

69′ Musta ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.

66′ Sanogo në kundërsulm tenton të gjejë shokun e skuadrës. Nuk ia del pasi mbrojtja e Elbasanit reagon si duhet.

64′ Dy zëvendësime te Bylisi. Largohet Ofori, aktivizohet Sanogo. Largohet edhe Muktar, aktivizohet Abdullahi. Ndërkohë dy zëvendësime edhe tek Elbasani. Ibrahim merr vendin e Qoses. Bunjaku i lë vendin Ben Shimonit.

64′ Qose kërkon ndërrim të detyruar pasi nuk mund të vazhdojë.

63′ Dalje e mirë e Vashu. Elbasani vijon të përpiqet për golin e tretë.

53′ Elbasani mundohet të shkojë te goli i tretë duke pasur superioritetin numerik. Nuk ka qartësi në metrat e fundit.

50′ GOOOL! Elbasani 2-1 Bylis/ Aurel Marku i shënon Elbasanit pas goditjes me kokë. Rihapet sfida. (VIDEO)

46′ Te Bylisi kërkojnë penallti sapo nis pjesa e dytë. Maletaj e quan gjithçka të rregullt. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë. Ualison merr vendin e Mustafa te Bylisi.

45+4′ Mbyllet pjesa e parë, Elbasani 2-0 Bylis. 

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

43′ Lila merr vendin e Azemoviç tek Elbasani, i cili u dëmtua.

34′-38′ GOOOL! Elbasani 2-0 Bylis/ Maletaj akordon penallti në favor të Bylisit, Përndreca ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrjen ndaj Diallos. Peralta dhe Bunjaku ndëshkohen me karton të verdhë për tensionin që krijon. Diallo nuk gabon nga pika e bardhë dhe dyfishon shifrat. (VIDEO) + (VIDEO)

30′ Top i gjatë për Peraltën, i cili i ikën mbrojtjes kundërshtare. Në fund rrëzohet në zonën e Elbasanit, por sipas Maletajt është gjithçka e rregullt. (VIDEO)

25′ GOOOL! Elbasani 1-0 Bylis/ Diallo shënon direkt nga goditja e dënimit. (VIDEO)

20′-25′ Karton i kuq për Brunon te Bylisi. Maletaj ndryshoi vendimin në fushë, pasi e pa rastin me VAR. Tsage ishte rrëzuar në duelin me Brunon dhe fillimisht u la vazhdimi i lojës. Më pas VAR ndërhyri. (VIDEO) + (VIDEO

19′ Dalje e shpejtë e Bylisit me Përgjonin. Ky i fundit shërben për Përndrecën, goditja e të cilit përfundon jashtë. (VIDEO)

12′ Musta ndalet nga muri mbrojtës, ndërsa topin e Diallo e pret portieri i Bylisit. (VIDEO)

10′ Goditje qëndrore e Tsage. Portieri Vashu kontrollon topin e gjuajtur nga jashtë zone. (VIDEO)

9′ Vertikalizim për Peraltën, i cili nuk e shfrytzon si duhet te Bylisi. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në Elbasan.

FORMACIONET ZYRTARE

Elbasani: Janaçek; Olberkis, Lulaj, Azemoviç, Musta, Kasa, Qose, Ibrahim, Tsage, Diallo, Bunjaku.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Bylis: Vashu, Bruno, Marku, Kane, Përgjoni, Përndreca, Adeduro, Koxhi, Ofori, Ibrahim, Peralta,
Trajner: Mirel Josa

PANORAMASPORT,AL