Vetëm një skuadër me rrugën e shtruar drejt Europës, në Shqipëri projektohen si jo favoritë në shortin e Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2026 | 21:07

Vetëm një skuadër me rrugën e shtruar drejt Europës, në Shqipëri projektohen si jo favoritë në shortin e Champions

Janë luajtur 27 javë të kampionatit në Superligën e Kosovës dhe Drita kryeson me 51 pikë. Si rival për titullin shfaqet Ballkani, me 3 pikë më pak.

champions

Drita do të ishte përfaqësuesja e duhur për Kosovën në Europë. Kjo për shkak të koeficientit të lartë që mban, pikërisht 13.625.

Me situatën aktuale në të gjitha kampionatet, Drita do të ishte e treta në renditje e skuadrave favorite për shortin e turit të parë në Ligën e Kampioneve. Jo vetëm kaq, pasi Drita do të shortohej edhe për raundin e dytë si skuadër favorite.

Kështu rruga do të ishte e shtruar për të qenë sërish në grupet e Europës. Kujtojmë se nga Shqipëria është aktualisht Vllaznia në vendin e parë, dhe me koeficientin 6.5 do të ishte te skuadrat jo favorite për shortin e Ligës së Kampioneve. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ekipet e tjera të Abissnet Superiores, por edhe për Ballkanin në Kosovë.

PANORAMASPORT.AL