Vetëm 15-vjeç, Partizani grumbullon me ekipin e parë talentin që i rrëmbeu… Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2026 | 21:28

Vetëm 15-vjeç, Partizani grumbullon me ekipin e parë talentin që i rrëmbeu… Flamurtarit

Nën drejtimin e trajnerit Kërnaja, Partizani zhvilloi në orën 18:00, seancën stërvitore në prag të duyelit me Elbasanin. Me grupin sot është bashkuar edhe Fabio Hyseni, i cili po dhuron një sezon shumë pozitiv me ekipin U-17.

PARTIZANIII

Hyseni është sulmues, të cilin Partizani e mori nga Flamurtari në verën e kaluar. Ai regjistron 26 paraqitje në total me moshat e Partizanit, duke shënuar edhe 15 gola. Talenti vlonjat luante më parë me moshat e Flamurtarit në Kategorinë e Parë. Po ashtu ka luajtur edhe me ekipin U-15 të Shqipërisë. Hyseni numëron 6 gola në 13 paraqitjet e tij te kuqezinjtë.

Në rast se trajneri Kërnaja i beson minuta ndaj Elbasanit, Hyseni do të thyente rekordin e Himllarit dhe Vatës, për sa i përket aktivizimit të futbollistëve të rinj me fanellën e ‘Demave”.

PANORAMASPORT.AL