Vendimtar në derbi, sulmuesi dëmtohet dhe humbet sfidën Partizani-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2025 | 20:53

Vendimtar në derbi, sulmuesi dëmtohet dhe humbet sfidën Partizani-Tirana

Sulmuesi i Tiranës, Alfred Mensah, u dëmtua gjatë derbit ndaj Dinamos, duke u detyruar të largohej nga fusha në fund të pjesës së parë. Pas një aksioni të zakonshëm në mesfushë, lojtari ndjeu një dhimbje të fortë që e bëri të pamundur vazhdimin e lojës, dhe stafi mjekësor e dërgoi menjëherë në dhomën e zhveshjes për kontroll.

Screenshot 2025-09-29 205322

Dëmtimi i Mensah pritet ta mbajë jashtë fushës për të paktën 2-3 javë, që do të thotë se ai do të humbasë edhe përballjen shumë të rëndësishme të radhës kundër Partizanit. Kjo është një humbje e madhe për Tiranën, e cila tashmë po përballet me një krizë rezultatesh dhe ndodhet në vendin e fundit të klasifikimit.

Trajneri Roberto Bordin do të duhet të rimendojë strategjinë sulmuese të skuadrës për ndeshjet e ardhshme, duke gjetur alternativa që mund të zëvendësojnë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit. Stafi mjekësor po monitoron me kujdes gjendjen e Mensah, ndërsa rikuperimi i tij do të jetë prioritet për klubin, me shpresën që sulmuesi të rikuperohet plotësisht dhe të kthehet në formën e tij më të mirë.

Mensah ishte vendimtar në një derbi, kur mbante veshur fanellën e Partizanit. Sulmuesi shënonte golin e fitores 2 me 1 në shtesë, teksa sfida luhej në “Air Albania” për sezonin 2023/24.

MENSAH

PANORAMASPORT.AL