Vdekja e hidhur e Fatjon Bunjakut, Elbasani publikon vendimin: Si shenjë respekti dhe mirënjohje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2026 | 18:11

Vdekja e hidhur e Fatjon Bunjakut, Elbasani publikon vendimin: Si shenjë respekti dhe mirënjohje

Vdekja e Fatjon Bunjakut pikëlloi të gjithë botën e futbollit në Shqipëri dhe Kosovë. Ish-sulmuesi i Elbasanit u nda nga jeta në moshën 22-vjeçare, pas një aksidenti me makinë.

fatjon bunjaku

Fanella me numër 27 që mbante veshur, do të tërhiqet nga përdorimi tek Elbasani. Verdheblutë zyrtarizuan sot vendimin për të ardhmen: “Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme për Fatjon Bunjakun, numri 27 do të tërhiqet nga përdorimi në AF Elbasani dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së tij në klub”.

NJOFTIMI I ELBASANIT:

“Homazhet për Fatjon Bunjakun përfunduan, por kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë pjesë e familjes sonë.

Çdo lule, çdo mesazh ngushëllimi dhe çdo lutje e ardhur nga qyteti i Elbasanit u përcoll familjes së tij në Kosovë si dëshmi e dashurisë dhe respektit që Fatjoni fitoi mes nesh.

Ndërsa klubi vazhdon rrugëtimin e tij, Fatjoni do të jetë i pranishëm në çdo ndeshje, në çdo sukses dhe në çdo emocion që do të përjetojmë së bashku.

Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme për Fatjon Bunjakun, numri 27 do të tërhiqet nga përdorimi në AF Elbasani dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së tij në klub”, shkruan Elbasani.

PANORAMASPORT.AL