Tronditet bota e futbollit, ministri konfirmon tërheqjen e kombëtares nga Botërori 2026

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2026 | 22:38

Tronditet bota e futbollit, ministri konfirmon tërheqjen e kombëtares nga Botërori 2026

Irani nuk do të marrë pjesë në Botërorin 2026. Ministri i sporteve në Iran, Ahmad Doniamali, ka konfirmuar këtë së fundmi duke tronditur botën e futbollit.

Screenshot 2026-03-11 153818

“Duke konsideruar se ky regjim i korruptuar(SHBA) ka vrarë liderin tonë, në asnjë rrethanë nuk mund të marrim pjesë në Botëror”, u shpreh ministri në Iran.

Konflikti SHBA dhe Izrael kundër Iranit solli vdekjen e Ajatollah Ali Khameneri. Kështu Irani duket se do të tërhiqet nga kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit.

Kjo deklaratë në televizion bën që çdo gjë të mbetet në ajër. Ndeshjet e “play off” janë përpara dhe FIFA duhet të gjejë një zëvendësues.

PANORAMASPORT.AL