Tripletë golash tek Egnatia, Adjesa tregon lidhjen e veçantë me numrin në fanellë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2026 | 19:46

Tripletë golash tek Egnatia, Adjesa tregon lidhjen e veçantë me numrin në fanellë

Daniel Adjesa shënoi tre gola, për t’i dhënë fitoren 3 me 0 Egnatias ndaj Bylisit.

Screenshot 2026-04-04 194615

“Është hera e parë për mua që kam shënuar tre gola dhe jam shumë i lumtur për këtë pjesë.

Pse numri 2 në fanellë? Është histori shumë e gjatë. Unë mbaj numrin 2 qëkur jam fëmijë. Dhe babai më ka dhënë këtë numër dhe ka thënë kurrë mos e ndërro.

Unë jam sulmues pykë, por edhe sot e kam treguar që mund të luaj mbrapa sulmuesit.

Ishte e vështirë të adaptohesha, por jam sulmues polivalent. Mundohem të bëj më të mirën”, u shpreh Adjesa.

PANORAMASPORT.AL