“Trashi është pjesë e shkuar”, Ribaj: Duhet ta fitonim këtë ndeshje, ekipi më pëlqeu shumë në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2026 | 21:37

“Trashi është pjesë e shkuar”, Ribaj: Duhet ta fitonim këtë ndeshje, ekipi më pëlqeu shumë në…

Trajneri i Flamurtarit, Andri Ribaj, foli pas barazimit 1 me 1 që skuadra e tij regjistroi në shtëpi, ndaj një rivali direkt si Tirana. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për emisionin “Super Gol”, ai u shpreh:

bandicam 2026-04-03 21-33-08-736

“Ekipi ka cilësi, por unë e kam thënë, që vuajmë presionin e pikëve dhe kjo ndikon shumë te lojtarët. Te pësimi i golit të parë, unë iu thashë që 10-15 minutat e para duhet të jemi të vëmendshëm që mos marrim topa mbrapa shpinës.

Pjesa e Trashit, është pjesë e shkuar, ai është vendim i klubit, mua nuk më takon të flas. Trashi është pjesë e shkuar, për më shumë komunikoni me drejtuesit, nuk më takon mua të flas për atë çështje.

Në pjesën e parë, Tirana donte të krijonte superioritet numerik në krahun e majtë tonin. Ata nuk është si na vunë në presion të madh, por ai ishte konstatimi i parë, numri 10 i tyre donte të krijonte superioritet numerik, në pjesën e dytë ia arritëm.

Tirana në pjesën e parë luante 4-2-3-1, ne ndryshuam sistemin pastaj e bëmë 3-5-2, për të kapur gjerësinë, futëm Oshafin, është i fortë në ajër, për të shënuar. Ia arritëm, por duhet ta fitonim këtë ndeshje sepse luanim ndaj një rivali direkt.

Lushaj dhe Kasa janë të dy lojtarë që duan të luajnë në krahun e kundër që të futen nga qendra. Kasa ka më shumë eksperiencë. Donim t’i jepnim më shumë eksperiencë pjesës sulmuese. Në pjesën e parë u goditëm shpejtë, u vumë në presion nga goli i shpejtë dhe nuk arritëm të dilnim në lojën që donim, në pjesën e dytë më ka pëlqyer shumë ekipi. Për të ardhmen kemi ndeshjen e radhës me Vorën, do të punojmë jashtëzakonisht shumë, për të marrë maksimumin”, u shpreh Ribaj.

PANORAMASPORT.AL