Te Dinamo nuk është gjithçka e qetë, polemika në distancë mes Dajës dhe klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2025 | 23:52

Te Dinamo nuk është gjithçka e qetë, polemika në distancë mes Dajës dhe klubit

Pas ndeshjes me Tiranën, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, nuk i kurseu kritikat për klubin, duke shigjetuar drejt politikës së merkatos.

daja

“Pishmane kam dhe do ta them tani, sepse nuk e kam thënë më parë. Ne kemi kërkuar që në nëntor dy sulmues dhe një qendërmbrojtës, sepse siç dihet Dita dhe Aliji janë përshtatur në rolet e tyre natyrale. Ky është pishmani im”, u shpreh Daja. Megjithatë, ky mesazh duket se nuk është marrë në konsideratë nga drejtuesit e klubit.

Nga ana tjetër, Dinamo prej kohësh duket se po përpiqet në heshtje të minimizojë rolin e Ilir Dajës, gjë që vihet re gjatë prezantimit të lojtarëve apo në disa veprime të tjera, ku synohet të theksohen më shumë figurat drejtuese të klubit. Burime të afërta me klubin dhe trajnerin bëjnë me dije se mes palëve ekziston një distancë e lehtë, e ndikuar nga xhelozia dhe pakënaqësitë personale.

Megjithatë, të gjitha këto mbeten vetëm fakte të rrjedhura nga burime të ndryshme dhe jo konfirmime zyrtare. Situata mbetet e paqartë, dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vijim.

PANORAMASPORT.AL