Superiorja “ndërkombëtare” pa shqiptarë, në një ndeshje u luajt me 21 të huaj. Mësoni shifrat e javës
Të huajt në javën e parë sipas ndeshjeve:

VLLAZNIA – EGNATIA: 3 KUNDËR 7
Në ndeshjen e luajtur në Shkodër, Vllaznia tregoi edhe një herë prirjen e saj për të mbështetur më shumë futbollistët vendas. Vetëm 3 të huaj u aktivizuan nga kuqeblutë: Jago, Dros dhe Mensah. Ndërkohë Egnatia, kampionia në fuqi, nisi sezonin me 7 të huaj: Fernando, Leo Melo, Votlai, Buriç, Jahaja, Bakajoko dhe Xheferson.
PARTIZANI – VORA: 5 KUNDËR 4
Në “Arenën e Demave”, Partizani vendosi të besonte në 5 lojtarë të huaj: Sembene, Martinez, Isgandarli, Garsia dhe Da Silva. Në krahun tjetër, Vora, debutuese në Superiore, aktivizoi 4 lojtarë të huaj: Adeloje, Madeira Almeida, Çezar de Oliveira dhe Luis Felipe.
ELBASANI – FLAMURTARI: 8 KUNDËR 10
Një duel i mbushur me të huaj ishte ai mes të rikthyerit Elbasani dhe Flamurtarit. Verilindorët hodhën në fushë 8 lojtarë të huaj: Janaçek, Olberkis, Ben Shimon, Tsague, Loukili, Ibrahim, Ze Gomesh dhe Diallo. Flamurtari, nga ana tjetër, e nisi kampionatin me një rekord të brendshëm: 10 të huaj të aktivizuar. Bëhet fjalë për: Aleksovski, Skuadrone, Martinez, Ememe, Bolzan, Veiga, Bouard, Nunes, Çantakias dhe Beten.
BYLIS – TIRANA: 11 KUNDËR 10
Spektakli i së shtunës në Ballsh solli shifrën më të lartë të javës. Bylisi vendosi të hedhë në fushë 11 lojtarë të huaj: Jeremi, Bruno, Ofori, Kane, Koxhi, Kamara, Malomo, Ualison, Indio, Mustafa dhe Peralta. As Tirana nuk mbeti pas, duke u paraqitur me 10 të huaj: Vera, Dembele, Valerianos, Soler, De Freitas, Falaje, Patsatsia, Tabeku, Ernest dhe Fernandez.

PANORAMASPORT.AL













