STRATEGJIA/ Trajneri dhe lojtarët “low cost”, vuajtje për drejtorin Ibraimi te Partizani (E PLOTË)
Partizani po përgatitet për një verë ndryshe nga ato që ka përjetuar në vitet e fundit. Pas përfundimit të sezonit 2025-2026, drejtuesit e klubit janë përballë një sfide që nuk lidhet vetëm me merkaton apo me zgjedhjen e trajnerit të ri.

Këtë herë, sfida kryesore duket se është gjetja e ekuilibrit mes mundësive financiare dhe ambicieve sportive që shoqërojnë gjithmonë një klub me historinë e Partizanit.
MUNGESA E TË ARDHURAVE NGA EUROPA- Mungesa në Kupat e Europës ka ndryshuar ndjeshëm panoramën e kësaj vere. Të kuqtë nuk arritën të siguronin një vend në kompeticionet europiane dhe kjo do të thotë se në buxhetin e klubit do të mungojnë të ardhurat që zakonisht vijnë nga pjesëmarrja në turnetë e UEFA-s.
Për çdo skuadër shqiptare, këto të ardhura përbëjnë një mbështetje të rëndësishme fi nanciare dhe mungesa e tyre ndikon drejtpërdrejt në planifi kimin e sezonit pasardhës. Megjithatë, fakti që Partizani nuk do të luajë në Europë nuk do të thotë se pritshmëritë kanë rënë. Përkundrazi, pas një kampionati të mbyllur në vendin e pestë, ekziston dëshira për të rikthyer skuadrën në nivelet ku tifozët janë mësuar ta shohin. Pikërisht këtu nis edhe dilema më e madhe e kësaj vere.
Nga njëra anë, klubi duhet të tregojë kujdes me shpenzimet dhe të mos dalë jashtë parametrave financiarë që ka vendosur. Nga ana tjetër, skuadra ka nevojë për ndërhyrje të caktuara në merkato dhe për zgjedhje të kujdesshme që të mund të rivalizojë sërish për objektiva të rëndësishëm.
ORGANIKA- Në fakt, organika aktuale e Partizanit nuk është e varfër në cilësi. Në përbërje të ekipit gjenden futbollistë që kanë treguar vlerat e tyre në kampionatin shqiptar dhe që mund të përbëjnë bazën e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm. Pano Qirko mbetet një nga pikat më të forta të ekipit. Portieri zhvilloi një sezon pozitiv dhe paraqitjet e tij u shpërblyen edhe me grumbullimin në Kombëtaren shqiptare.
Në repartin difensiv, emra si Marcelino Preka, Albion Marku, David Atanaskoski dhe Altin Bytyçi përbëjnë një bazë të rëndësishme për ndërtimin e skuadrës. Disa prej tyre u penalizuan nga dëmtimet gjatë sezonit të kaluar, por potenciali i tyre mbetet i padiskutueshëm.
Edhe mesfusha ofron alternativa interesante. Redon Ismaili, Arafat Dumbia, Kamer Qaka dhe Rouan Human janë futbollistë që kanë treguar se mund të mbajnë peshë të konsiderueshme në lojën e skuadrës kur janë në gjendjen e tyre optimale. Në repartin ofensiv, Partizani ka në dispozicion lojtarë si Albers Keko, Xhuljano Skuka dhe Sekou Sidibe. Edhe këtu, dëmtimet ndikuan në rendimentin e përgjithshëm gjatë sezonit të fundit, por potenciali i grupit mbetet i pranishëm.
NUK ËSHTË VITI ZERO
Kjo është arsyeja pse në klub ekziston bindja se jo çdo gjë duhet rindërtuar nga e para. Një pjesë e rëndësishme e punës lidhet me ruajtjen e bazës aktuale dhe me plotësimin e boshllëqeve që janë identifi kuar gjatë sezonit të kaluar. Një prej tyre është krahu i majtë i sulmit. Largimi i Vüsal Isgandarlit krijon nevojën për një zëvendësues që të ofrojë alternativa dhe konkurrencë në atë repart. Po ashtu, drejtuesit po kërkojnë më shumë zgjedhje edhe në krahun e djathtë të sulmit.
Sidibe ka treguar cilësi të rëndësishme, por skuadra ka nevojë për më shumë alternativa gjatë një sezoni të gjatë. Këto janë ndërhyrje që duken të domosdoshme, por që duhet të realizohen duke respektuar kufi jtë fi nanciarë të klubit. Pikërisht këtu nis puna më e vështirë për drejtorin sportiv Agim Ibraimi dhe drejtuesit e Partizanit. Detyra e tyre është të identifi kojnë futbollistë që mund të rrisin nivelin e skuadrës pa e rënduar ndjeshëm buxhetin. Në një treg gjithnjë e më të kushtueshëm, kjo nuk është një detyrë e lehtë.
EMRI I TRAJNERIT TË RI, EDHE KËTU NDIKON SHUMË ASPEKTI EKONOMIK
Përveç merkatos së lojtarëve, një tjetër çështje e rëndësishme mbetet ajo e trajnerit të ri. Edhe në këtë rast, aspekti ekonomik ka një rol të rëndësishëm në vendimmarrje. Partizani kishte si objektiv kryesor Zoran Zekiçin, por kroati vendosi të vazhdonte karrierën te Sarajeva. Në këtë zgjedhje, natyrisht që pesha e ofertës fi nanciare ishte një element i rëndësishëm. Pas mbylljes së kësaj piste, drejtuesit kanë vijuar punën për alternativa të tjera.
Edhe tani fokusi mbetet te trajnerët e huaj, me vëmendje të veçantë te tregu ballkanik. Së fundmi, në qendër të diskutimeve është vendosur emri i një tekniku kroat, i cili shihet si një profi l i përshtatshëm për projektin e Partizanit. Trajneri në fjalë është i hapur ndaj mundësisë për të punuar në Shqipëri dhe për të nisur një aventurë të re në kryeqytet. Megjithatë, negociatat nuk lidhen vetëm me aspektin sportiv. Edhe në këtë rast, kushtet ekonomike do të jenë vendimtare për arritjen ose jo të një marrëveshjeje mes palëve. Klubi dëshiron të gjejë profi lin e duhur, por pa dalë jashtë kufi jve të buxhetit që ka planifi kuar për sezonin e ardhshëm.
Kjo e bën edhe më delikate situatën, pasi Partizani duhet të marrë vendime të rëndësishme në një periudhë ku çdo investim duhet të peshohet me kujdes. Në fund, vera e Partizanit duket se do të karakterizohet nga kërkimi i ekuilibrit. Klubi ka nevojë për përforcime, ka nevojë për trajnerin e ri dhe ka nevojë të rikthehet në nivelet që kërkon historia e tij.
Por njëkohësisht, drejtuesit duhet të llogarisin me kujdes çdo hap, në një sezon ku mungojnë të ardhurat nga Europa. Pikërisht ky do të jetë testi më i rëndësishëm i muajve në vijim: të ndërtohet një Partizan konkurrues, pa humbur ekuilibrin fi nanciar që klubi kërkon të ruajë.
EJGI ÇABELI-PANORAMASPORT.AL













