Starova sulmon Bruno Ditën: Po e dëmton skuadrën, ju kujtohet çfarë bëri me Hajdukun e Splitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2025 | 23:52

Starova sulmon Bruno Ditën: Po e dëmton skuadrën, ju kujtohet çfarë bëri me Hajdukun e Splitit

Dinamo u rikthye te fitorja këtë javë kundër Tiranës, duke triumfuar me rezultatin 1-2, aty ku kapiteni Bruno Dita shkaktoi penalltinë në të cilën bardheblutë ngushtuan diferencën. Paraqitja e kapitenit blu, duket se nuk e ka bindur aspak Sulejman Starovën i cili ka rezerva për të.

starova

Në emisionin “Skaner”, Starova vlerësoi eksperiencën e mesfushorit që te Dinamo po luan si mbrojtës, por shtoi se ai po e dëmton skuadrën duke kujtuar këtu edhe gabimin që Dita bëri në Europë kundër Hajdukut. “Me shumë respekt për Bruno Ditën, edhe pse ka shumë eksperiencë, po shoh që po e dëmton Dinamon. Ka shiritin e kapitenit, ju kujtohet çfarë bëri me Hajdukun e Splitit. Për mendimin tim po gabon shumë”, tha Starova.

PANORAMASPORT.AL