Skuadra nis përgatitjet, Partizani i avantazhuar përballë Teutës
Partizani do të luajë në javën e dytë të Superiores përballë Teutës. Sfida është programuar në stadiumin “Arena e Demave”, më 30 gusht(e shtunë) ora 20:00. Teuta do e ketë ndeshjen e parë të këtij edicioni futbollistik.

Skuadra ka pësuar ndryshime me presidencën e re. Avantazh te Partizani mund të shikohet pikërisht nisja më herët e këtij sezoni. Teuta nuk luajti me Dinamon, pasi ndeshja kaloi në shtator. Shkak u bë angazhimi i dinamovitëve në Europë. Partizani zhvilloi dje seancën e radhës stërvitore nën urdhrat e Mladen Milinkoviç. Dhe grupi paraqitet më i plotë, ndërsa dje u la pushim pas fitores me Vorën.
NJOFTIMI- “Ekipi i është rikthyer dje përgatitjeve. Në drejtimin e trajnerit Mladen Milinkoviç dhe stafit, skuadra ka zhvilluar dje seancën e radhës në stadiumin ‘Arena e Demave’. Grupi i plotë ka vijuar përgatitjet në kuadër të sfidës ndaj Teutës. Pas suksesit ndaj Vorës, në javën e dytë të kuqtë do të presin në stadiumin ‘Arena e Demave’ Teutën, skuadër e cila do të bëj edhe debutimin e saj në këtë sezon futbollistik”.
PANORAMASPORT.AL













