Sfida e parë e Dinamos ndaj Jagiellonias, UEFA zyrtarizon orarin dhe gjyqtarët. Ilir Dajën e kanë drejtuar edhe më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2025 | 23:47

Sfida e parë e Dinamos ndaj Jagiellonias, UEFA zyrtarizon orarin dhe gjyqtarët. Ilir Dajën e kanë drejtuar edhe më parë

Dinamo do të përballet me Jagiellonia të Polonisë në raundin play-off të Ligës së Konferencës, me blutë që luajnë ndeshjen e parë në trasnfertë dhe të dytën në fushën e tyre.

jagiellonia

UEFA ka zyrtarizuar edhe axhendën për ndeshjen e parë, si sa i përket stadiumit dhe orarit, ashtu edhe gjyqtarëve të cilët do të drejtojnë takimin.

Sfida e parë do të luhet të enjten e ardhshme, me startin e planifikuar në orën 20:15 në stadiumin “Miejski w Białymstoku” në Biallistok, ku luan ndeshjet kjo skuadër.

Sa u përket gjyqtarëve, janë caktuar nga Rumania, me kryesor Marian Aleksandru Barbu. Ky i fundit ka drejtuar më parë ndeshje të skuadrave të Ilir Dajës në Europë, më saktësisht Ballkanin në fazën në grupe të Ligës së Konferencës ndaj Viktoria Plzen në nëntorin e vitit 2023.

Asistentë të tij janë George Florin Neaçshu dhe Imre Lazlo Buksi, ndërsa gjyqtar i katërt është Konstantin Sebastian Çoltesku. Në sallën e VAR si kryesor do të jetë Katalin Sorin Popa, me Iulian Dima si asistent.

PANORAMASPORT.AL