Rikthimi i Tiranës në stërvitje, bardheblutë me pesë mungesa përballë Vorës
Skuadra e Tiranës është rikthyer në stërvitje pas ditëve të fundit të pushimit, ndërsa trajneri ka nisur përgatitjet për sfidën miqësore kundër Vorës. Bardheblutë synojnë të rrisin intensitetin dhe harmoninë në lojë, por nuk do të jenë të plotë për këtë ndeshje.

Kola, Dembele, Meta, Ismajli dhe Gjumsi munguan në seancën e fundit stërvitore dhe, sipas të gjitha gjasave, nuk do të jenë të gatshëm të luajnë ndaj Vorës. Shkaqet e mungesave lidhen me probleme fizike dhe ngarkesa të ndryshme, por stafi mjekësor është duke ndjekur gjendjen e tyre për rikuperim sa më të shpejtë.
Megjithatë, grupi i mbetur është në dispozicion të trajnerit, i cili pritet të testojë disa zgjidhje të reja dhe t’i japë minuta lojtarëve që kanë pasur më pak hapësira. Kjo përballje shihet si një provë e rëndësishme përpara nisjes së sezonit, teksa Tirana kërkon të shfaqet sa më e përgatitur në të gjitha repartet.
PANORAMASPORT.AL













