Rikthehet kampionati shqiptar, “finalja” e mbijetesës luhet në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2026 | 8:22

Rikthehet kampionati shqiptar, “finalja” e mbijetesës luhet në Vlorë

Abissnet Superiore do të rikthehet sot për javën 31. Vetëm një ndeshje është në program, ndërsa shfaqet si finale për mbijetesën.

Flamurtari stadiumi

Flamurtari do të presë Vorën në Vlorë. Ky takim do të nisë në orën 19:00.

Flamurtari është drejt rënies, ndërsa mban vendin e fundit në renditje. Vora me 5 pikë më tepër synon të dalë nga zona e ftohtë, pasi pozicionohet në “play out”.

Sfidat e tjera për javën 31 janë rezervuar të dielën dhe hënën. Kujtojmë se kanë mbetur edhe gjashtë javë nga fundit i kampionatit.

PANORAMASPORT.AL