Plas në tunelin e stadiumit “Air Albania”, çfarë ndodhi te Dinamo-Elbasani në kampionatin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2026 | 21:54

Plas në tunelin e stadiumit “Air Albania”, çfarë ndodhi te Dinamo-Elbasani në kampionatin shqiptar

Dinamo-Elbasani është një nga ndeshjet më interesante, që kishte rezervuar java 30 në Abissnet Superiore. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa e dyta u përgatit me tension që në tunel.

Screenshot 2026-04-04 214736

Gjyqtari Kreshnik Cjapi duhet të tregonte kartonin e kuq për Elton Guranjakun dhe Renaldo Kalarin. Në tunel ndërkohë ishte e pranishme edhe Policia, ndërsa fillimi i pjesës së dytë u vonua.

Guranjaku është drejtor sportiv i Elbasanit. Në anën tjetër Kalari shërben si ndihmës i trajnerit Ilir Daja.

PANORAMASPORT.AL