Pikantet/ Flamurtari rikthehet ndryshe, klubi pret tifozët me robotë. Si shkoi sfida me Egnatian në Vlorë
Forca të shumta policie të pranishme në ambientet e jashtme të stadiumit për garantimin e rendit në ditën e ndeshjes Flamurtari-Egnatia. Plani i masave nisi qysh paradite me vendosjen e perimetrit të sigurisë dhe mbylljen e rrugës pranë stadiumit.

Ora 17:45 i ka gjetur në stadium të dyja ekipet. Lojtarët dhe stafet e Flamurtarit dhe Egnatias së pari kanë shijuar stadium e rikonstruktuar teksa kanë qëndruar në fushë për disa minuta ku janë takuar edhe me njëri – tjetrin. Tifozët në tribunën qendrore kanë nisur të hyjnë në impiant 60 minuta para. Një robot i vendosur në holl iu uronte mirëseardhjen tifozëve dhe të ftuarve. Në ekranin e tij pasqyrohej stema e Flamurtarit dhe momente nga aktivitetet e klubit përfshi edhe kupat.
Klubi kishte vendosur dje në një ambient të dukshëm brenda stadiumit fotografitë e Mexhit Haxhiut, Edmond Liçajt dhe Kreshnik Çipit me momente nga koha kur ishin te Flamurtari. Liçaj dhe Çipi shihen në foto duke mbajtur edhe trofe. Në një qoshe të dukshme në hollin e stadiumit, klubi kishte vendosur në një kornizë me përmasa të mëdha “Nenin 411” që përmban dënimet për veprimet e dhunshme në veprimtaritë sportive. Për herë të parë stadiumi “Flamurtari” ndez edhe tabelat elektronike që nuk kanë ekzistuar ndonjëherë.
“Lum” të ftuarish në tribunën qendrore të cilët janë ulur në kolltukët komod. Politikanë por edhe ish trajnerë dhe ish futbollistë ndër vite. Administratori i klubit Sinan Idrizi ishte përkrahë deputetit Bledi Çuçi dhe homologun e tij të Egnatias, Agim Demrozi.
Përpara nisjes së ndeshjes Idrizi shihet të shkrep disa foto nga tribuna.
Mexhit Haxhiu, Kreshnik Çipi Eqerem Memushi, Saimir Haxhiu, Geri Çipi, Roland Iliadhi, Gentjan Mezani Superiorja shou në Vlorë pas 4 vitesh, spektakël brenda dhe jashtë fushe dhe shumë të tjerë ndoqën ndeshjen nga tribuna. Mezani rikthehet në stadiumin “Flamurtari” teksa e ka drejtuar pikërisht në Superiore. Ish trajneri i vlonjatëve i pyetur nëse ka dalë në “nxehje” është përgjigjur: “Është e vështirë të përgjigjem”. E ndërsa infrastruktura e stadiumi meritonte notën maksimale, tapeti i fushës nuk kishte ardhur ende në parametrat e duhur edhe pse i ri.
Prej korrikut 2020 nuk luhej në stadiumin “Flamurtari” një ndeshje në Superiore. Flamurtari-Teuta 2:3. Në këto kushte atmosfera ishte shumë festive. Bruno Telushi e nis nga minuta e parë. Trajneri Garsia duket se e kishte kuptuar që “nuk mban më ujë pilafi”, ndaj duket se kishte bërë ndryshime në formacion. Telushi e bënë sefte, ndoshta ka bërë mirë edhe “presioni” me statuset me Partizanin. Për herë të parë stadiumi i Vlorës me një foni muzikore moderne. emocionues momenti i vendosjes së himnit të Flamurtarit.
Kapacieti i stadiumit të Vlorës është 8 mijë tifozë. Por rreth 5 mijë ndoqën sfidën, si rrallë ndonjëherë. Dalja në fushë e lojtarëve është pritur me flakadanë e fishekzjarrë. Lojtarët e të dyja skuadrave dalin në fushë të kapur përdore me fëmijët dhe pozicionohen aty ku shkruhej “Abissnet Superiore”. Trajneri Garsia i emocionuar në minutat e para. Duke përtypur çamçakëz. Nga ana tjetër edhe Tetova në këmbë. Në stadium edhe një ekran i madh ku shfaqej ndeshja në kohën reale. Ndërrohet topi në minutën e 19-të me kërkesë të Dajsinanit që shkon pranë Jorgjit. Karlos Garsia shumë i shqetësuar dhe i prerë në udhëzimet për lojtarët.
Minuta 35-të, loja ndalet për shkak të tymueseve derisa të pastrohet ajri. Disa nga lojtarët konsumojnë ujë, dy trajnerët e shfrztëzojnë për udhëzime, ndërsa gyqtari Jorgji thërret Aleksin për sqarim për kartonin që i dha. Pas gati 5 minuta rinis loja.
Në minuta 83-të një fëmijë hyn në fushë për te festuar pas golit të Flamurtarit, loja ndërpritet disa sekonda. 7 minuta shtesë në fund të ndeshjes, trajneri Tetova qesh me ironi ndaj vendimit të gjyqtarit Në fund të takimit Egnatia duartrokitet nga tifozët.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













