Postuar: Prill 9, 2026 | 23:39
Partizanit nuk i ndahen telashet, 3 lojtarë humbasin Elbasanin
Karlos Martinez, David Fadairo dhe David Atanaskoski do të jenë tre mungesat e sigurta për Partizanin në ndeshjen e radhës me Elbasanin.

Mbrojtësi u dëmtua në shpatull në ndeshjen me Vllazninë, ndërsa Fadairo theu dorën në sfidën me Vorën.
Ndërkohë, Atanaskoski u ndëshkua me të verdhë kundër Vllaznisë, duke plotësuar numrin e kartonëve të verdhë e kështu do të jetë i detyruar ta ndjekë ndeshjen përballë Elbasanit nga tribuna.
PANORAMASPORT.AL













