Partizani e transferoi nga Flamurtari, por FSHF bëhet pengesë për debutimin e sulmuesit
Fabio Hyseni u grumbullua dje me ekipin e parë të Partizanit, pikërisht para sfidës me Elbasanin. Fakt është se 15-vjeçari nuk mund të përfshihet në protokoll, pasi rregullorja e FSHF-së ndalon aktivizimin e lojtarëve si profesionist para moshës 16-vjeçare.

I lindur më 26 prill 2010, Hyseni u zbulua si një ndër talentet e Flamurtarit. Sulmuesi vlonjat është po ashtu pjesë e Shqipërisë U-16.
Debutimi i tij te Partizani erdhi në miqësoren ndaj Laçit, duke u bërë lojtari më i ri në moshë që e vesh fanellën e “demave”. Elis Bakaj bënte të njëjtën gjë me Partizanin në moshën 15-vjeçare, por në ndeshje zyrtare të Europës.
Trajneri Oltijon Kërnaja e aktivizoi Hysenin nga stoli, teksa sfida e 27 marsit ndaj Laçit u fitua 3-0. Kujtojmë se më parë është ndjekur e njëjta rrugë me lojtarë të akademisë si Dion Vata dhe Elson Himallari.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













