Nuk ka raste moviole për Elbasani-Teuta, por ankesa të verdhebluve për gjykmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2025 | 18:39

Nuk ka raste moviole për Elbasani-Teuta, por ankesa të verdhebluve për gjykmin

Sa i përket moviolës, ndeshja Elbasani-Teuta(0-0) nuk solli asnjë episod flagrant që të kërkonte ndërhyrjen e sistemit VAR.

Screenshot 2025-09-29 183941

Nuk pati penallti të diskutueshme apo gola të anuluar që të hapnin polemika të mëdha, çka e bën sfidën relativisht të qetë në këtë aspekt. Megjithatë, gjykimi i arbitrit Kreshnik Cjapi nuk kaloi pa polemika. Gjatë gjithë lojës pati shumë dyluftime dhe faulle të dyshimta, të cilat në shumicën e rasteve u akorduan në favor të Teutës.

Kjo solli pakënaqësi të dukshme te vendasit, të cilët ndien se vendimet e gjyqtarit i vendosën shpesh në disavantazh, duke shtuar tensionin sidomos në minutat e fundit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL