Nuk ka lidhje me “ushtar” Telushin, sulmuesi i Partizanit zbulon arsyen e festimit të veçantë ndaj Bylisit: Ua kushtoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2025 | 22:14

Nuk ka lidhje me “ushtar” Telushin, sulmuesi i Partizanit zbulon arsyen e festimit të veçantë ndaj Bylisit: Ua kushtoj…

Partizani u mposht me rezultatin 3-1 nga Bylisi në Ballsh. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e pestë të Superiores. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Vusal Isgandarlit nga penalltia, teksa regjistrohej minuta e 19-të.

Screenshot 2025-09-29 210955

Pasi kishte festuar fillimisht i vetëm si ushtar, e ndoqi edhe pjesa tjetër e skuadrës. Isgandarli ka shpjeguar pas ndeshjes arsyen e festimit. Ndryshe nga se pritej, kjo festë nuk ka lidhje me atë që Bruno Telushi me të tjerë bënin më parë te Partizani.

“Ne shkuam në këtë ndeshje për të fituar. Ky është i vetmi rezultat që na kënaq në çdo ndeshje. Fatkeqësisht humbëm. Po, shënova një gol. Jam falenderues ndaj shokëve të ekipit që më besuan për të goditur penalltinë.

Jam i lumtur që arrita të shënoj, por humbja e ekipit ishte shumë zhgënjyese. Këtë gol ia kam kushtuar popullit tonë, ushtarëve tonë, dëshmorëve tonë sepse e shënova më 27 shtator, në ‘Ditën e Përkujtimit’. Prandaj edhe e festova golin me përshëndetje ushtarake. Dua të vazhdoj të shënoj”, u shpreh sulmuesi azer.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL