Nga kreu te “Final 4” dhe mbijetesa, në Superiore rezervohet spektakël dhe gola. Njihuni me supersfidat e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2026 | 8:20

Nga kreu te “Final 4” dhe mbijetesa, në Superiore rezervohet spektakël dhe gola. Njihuni me supersfidat e sotme

Java e 29-të e Superiores vazhdon sot me 3 duele të tjera.

Abissnet superiore

Në orën 17:00, Egnatia pret Bylisin, ku rrogozhinasit duan fitoren për tu ngjitur në renditje ndërsa ballshiotët duan që të sigurojnë mbijetesën.

Në po të njëjtin orar luhet supersfida Partizani-Vllaznia, një duel që pritet të dhurojë shumë emocione ku padiskutim qëllimi kryesor është triumfi. Dita e sotme mbyllet me ndeshjen Dinamo-Elbasani që luhet në orën 20:00.

Dinamovitët kërkojnë të mos shkëputen shumë prej “Final 4” dhe verdheblutë të marrin kreun nëse Vllaznia dështon.

NDESHJET E SOTME

PARTIZANI-VLLAZNIA 17:00

EGNATIA-BYLIS 17:00

DINAMO-ELBASANI 20:00

PANORAMASPORT.AL