Nga humbja te fitorja, si vijnë bardheblutë në sfidën me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2025 | 14:49

Nga humbja te fitorja, si vijnë bardheblutë në sfidën me Vllazninë

Duket se Tirana kërkon të… na çmendë, sepse nuk ka si ta shpjegojmë ndryshe oshilacionin e saj.TIRANANga një humbje shumë e rëndë në një fitore shumë të madhe në sfidën për kryeqytetasit, duke u rikthyer prerazi në rezultatet pozitive pas disfatës me katër gola nga Dinamo në derbi. Konkretisht, ndeshjen e kaluar, Tirana u përball me Laçin në shtëpi dhe fitoi 4-1.

Një pjesën e parë e ekuilibruar, ku vendasit kaluan në epërsi me Kolën (5’) dhe mysafirët reaguan menjëherë përmes Traores (12’). Megjithatë, vetëm Tirana u shfaq në pjesën e dytë dhe e ktheu ndeshjen në festë.

Zharmuni (53’), Ernest (74’) dhe Ndreca (88’) vulosën rezultatin, duke nënshkruar një triumf për kryeqytetasit dhe një makth për Laçin. Bardhebutë do të kërkojnë të marrin medoemos tri pikët ndaj Vllaznisë, nëse duan që të shpëtojnë prej rënies nga kategoria.

PANORAMASPORT.AL