“Në Shkodër, pas Dinamos kanë filluar të përshëndetin në këtë formë”, Xhaferi: Do pyesim në UEFA çfarë do të thotë se nuk e kuptojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2026 | 23:23

“Në Shkodër, pas Dinamos kanë filluar të përshëndetin në këtë formë”, Xhaferi: Do pyesim në UEFA çfarë do të thotë se nuk e kuptojmë

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka qenë i gëzuar për suksesin e skuadrës ndaj Dinamos në komentet e tij pas ndeshjes, ku konfirmoi edhe se merkato ishte e hapur dhe se ekipi do luftonte për çdo objektiv.

xhaferi

“Mendoj se ishte fitore e bukur, edhe loja ishte shumë e bukur. Mendoj se u përshtatën të dyja. Më vjen keq që u dënua me të kuq trajneri, se për mua ishte një moment i festës. Nuk e di, duhet të shohim në UEFA këto rregullat e reja, se të bësh me duar kështu, çfarë do të thotë? Se nuk e kuptojmë. Se faktikisht kam vënë re që në Shkodër që pas ndeshjes me Dinamon kanë filluar njerëzit të përshëndesin me këtë formatin. Dhe duhet parë pse është gabim kjo, se përshëndetje është ajo. Dikush e lexon ndryshe. Por gjithsesi më vjen keq se u dënua me të kuq, të shohim ndeshjet përpara.

Kemi pasur probleme dëmtimesh të vazhdueshme, kemi pasur momentin “jo” që i vjen çdo ekipi. Ekipi është i konsoliduar, i krijuar për objektiva të mëdha. Ne duhet të mendojmë të jemi me këmbë në tokë, të shohim ndeshjen e radhës dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë dhe bëjmë lojëra të bukura e të kënaqim tifozët dhe arrijmë objektivat.

Fitorja ndaj Dinamos është bonus i mirë, por duhet pasur parasysh që janë ndeshje të vijimësisë. Duhet të vlerësojmë çdo ndeshje, nuk duhet të kalojmë në eufori, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, të bëjmë më të mirën e mundshme. Grupi është i mirë, është plotësuar çdo kërkesë, ndaj të ecim me këmbë në tokë.

Kampionat e Kupë? Patjetër, çdo vit kemi luftuar në dy fronte. Patjetër, edhe Kupa e kampionati janë të rëndësishme.

Merkato është e hapur, nuk ka asnjë problem. Kemi pasur disa gjëra që janë likuiduar me kohë. Thjesht po shohim a gjejmë diçka, janari është i vakët. Kemi pasur disa tentativa për të marrë dy-tre lojtarë por është i vakët dhe duhet gjithmonë të marrim diçka që i përshtatet ekipit, jo të mbetet stok. Se grupin e kemi të plotë”, tha Xhaferi pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL