Mungesë e madhe për Tiranën, lideri i bardhebluve poston foton pas operacionit: Do të kthehem më i fortë
Tirana ka humbur për pjesën më të madhe të këtij sezoni shërbimet e mbrojtësit Edison Kola. Një nga liderët e skuadrës, pësoi në dëmtim të rëndë në gju gjatë fazës përgatitore dhe u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale.

Lojtari ka dëmtuar ligamentet e gjurit dhe për këtë arsye, ka kryer ndërhyrjen, që do e lërë jashtë për 6 muajt e ardhshëm. Çdo gjë ka shkuar me sukses, sipas vetë futbollistit që ka postuar në rrjetet sociale një mesazh pas përfundimit të procedurës.
“Operacioni im shkoi shumë mirë dhe ndihem me fat që çdo gjë përfundoi me sukses. Dua të falënderoj doktorin tim për kujdesin, përkushtimin dhe profesionalizmin që tregoi gjatë gjithë kësaj kohe. Dua të falënderoj edhe ekipin e Tiranës për mbështetjen në këtë kohë të vështirë për mua edhe jam shumë i sigurt se do kthehem më i fortë se kurrë që të ndihmoj ekipin”, shkruante mbrojtësi i bardhebluve në postimin e tij në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL













