Moviola e Partizani-Skënderbeu/ Penallti “fantazmë”, Bastari tolerant te kartonët (VIDEO)
Ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut, e fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2, u gjykua nga tiranasi Erjon Bastari, i cili u përball me disa momente të dyshimta, më i përfoluri ai i penalltisë në favor të Skënderbeut në një duel Preka-Bismark.
6’ Duel mes Estrelës dhe Bintsukës, kur ky i fundit po nisej në një aksion të shpejtë. Bastari jep faull në favor të Partizanit dhe paralajmëron Estrelën. Në përsëritje pamjet tregojnë për shkelje me takë të Bintsukës dhe një moment të ndëshkueshëm me karton të verdhë, ndoshta edhe më shumë. Arbitri dha faull në anën tjetër. (VIDEO)
11’ Sembene godet me bërryl në fytyrë Bismark dhe falet nga kryesori. (VIDEO)
33’ Preka dhe Bismark kapen në zonë dhe sulmuesi rrëzohet, pas tij edhe kapiteni i Partizanit. Bastari drejton menjëherë dorën te pika e bardhë e penalltisë. Pas mbi një minute edhe VAR-i i jep të drejtë kryesorit. Moment mjaft i dyshimtë, pasi më së shumti ngjan me një duel fizik në zonë. Duket si penallti “fantazmë”. (VIDEO)
38’ Estrela prek një top me dorë në zonë, i hedhur në formën e pasimin nga një prej të kuqve. Partizani pretendon penallti, por Bastari vijon lojën. Prekja është e qartë, por dora është në pozicion natyral dhe nuk eviton një gjuajtje potenciale për gol. (VIDEO)
Në minutën e 60-të Sembene ndërhyn ashpër edhe kundër Dokës dhe sërish Bastari nuk e ndëshkon. (VIDEO)
90+1’ Partizani shënon me Eleke, që tund rrjetën pas një topi të kthyer nga Alia. Ka dyshime për pozicionin e tij, por pamjet tregojnë se nigeriani ka qenë në limite në momentin e gjuajtjes nga Bintsuka. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













