Moment prekës: I besoi transferimin tek Elbasani, drejtori i verdhebluve reagon me pikëllim pasi futbollisti u nda nga jeta
Futbolli në Shqipëri dhe Kosovë është tronditur sot, pasi nga jeta u nda Fatjon Bunjaku. Lojtari i Elbasanit vdiq në aksident me makinë, ndërsa po udhëtonte në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Elton Guranjaku, drejtor tek Elbasani, reagoi së fundmi për lajmin e hidhur.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit tonë Fatjon Bunjaku.
Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv. Prehu ne paqe kampion do jesh gjithmonë me ne kudo”, shkruan drejtori sportiv i Elbasanit.
22-vjeçari u afrua tek Elbasani në verën e kaluar. Sulmuesi po ashtu regjistronte paraqitje me Kosovën U-21, ndërsa para eksperiencës me verdheblutë kishte luajtur me Malishevën, Gjilanin, Lirinë dhe Trepçën.

TRAGJIKE/ Lajmi i zi trondit Elbasanin dhe gjithë futbollin, ndërron jetë futbollisti Fatjon Bunjaku
E TRISHTË! Ndërron jetë futbollisti i Elbasanit, del pamja e aksidentit me makinë
Ëndrra e futbollistit të Elbasanit u shua në mes, fjalët e fundit të 22-vjeçarit për tifozët janë prekëse
Të tronditur pas vdekjes së sulmuesit 22-vjeçar, kapiteni i Partizanit reagon i pari
Me zemër të thyer, postim emocionues i Elbasanit për Fatjon Bunjakun: Nuk do të harrohet
Moment prekës: I besoi transferimin tek Elbasani, drejtori i verdhebluve reagon me pikëllim pasi futbollisti u nda nga jeta
E pabesueshme për Elbasanin, shokët e skuadrës shfaqen të prekur pas vdekjes së Bunjakut: “Babo” ynë prehu në paqe
PANORAMASPORT.AL













