E pabesueshme për Elbasanin, shokët e skuadrës shfaqen të prekur pas vdekjes së Bunjakut: “Babo” ynë prehu në paqe
Vdekja e Fatjon Bunjaku ka tronditur Elbasanin. Shokët e skuadrës shfaqen të prekur me reagimet e tyre në rrjetet sociale.

Isi Manellari ishte ndër të parët që reagoi. “U prehsh në paqe vëllai im! Allahu të mëshiroftë”, shkruan Manellari.
“Pushofsh në paqe vëllai im. Zoti të mori shpejt, por ke me qenë në zemrat tona gjithmonë”, shprehet Antonio Delaj. “U prehsh në paqe vëllai im”, është tjetër reagim që vjen nga Kristi Qose.
Bruno Lulaj shkruan: “U prehsh në paqe vëllai jonë. Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar dhimbjen dhe trishtimin që na solli ky lajm. Do të jesh gjithmonë në zemrat tona, babo. Ngushëllime të sinqerta familjes”.
Në reagimin e tij, Emiljano Musta shprehet: “Zoti të donte pranë vetes vëlla. Do na mungosh shumë, “Babo” jonë prehu në paqe. Ngushëllime familjes”. Edhe Loukili ka shprehur ngushëllimet e tij.
Aksidenti me makinë i mori jetën në mënyrë tragjike Bunjakut. Futbollisti i Elbasanit ndërroi jetë sot pas mesnate, ndërsa ishte duke udhëtuar në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Bunjaku u afrua tek Elbasani në verën e kaluar. Sulmuesi 22-vjeçar po ashtu regjistronte paraqitje me Kosovën U-21, ndërsa para eksperiencës me verdheblutë kishte luajtur me Malishevën, Gjilanin, Lirinë dhe Trepçën.

TRAGJIKE/ Lajmi i zi trondit Elbasanin dhe gjithë futbollin, ndërron jetë futbollisti Fatjon Bunjaku
E TRISHTË! Ndërron jetë futbollisti i Elbasanit, del pamja e aksidentit me makinë
Ëndrra e futbollistit të Elbasanit u shua në mes, fjalët e fundit të 22-vjeçarit për tifozët janë prekëse
Të tronditur pas vdekjes së sulmuesit 22-vjeçar, kapiteni i Partizanit reagon i pari
Me zemër të thyer, postim emocionues i Elbasanit për Fatjon Bunjakun: Nuk do të harrohet
Moment prekës: I besoi transferimin tek Elbasani, drejtori i verdhebluve reagon me pikëllim pasi futbollisti u nda nga jeta
PANORAMASPORT.AL













