Të tronditur pas vdekjes së sulmuesit 22-vjeçar, kapiteni i Partizanit reagon i pari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2026 | 10:08

Të tronditur pas vdekjes së sulmuesit 22-vjeçar, kapiteni i Partizanit reagon i pari

Një aksident me makinë i mori jetën në mënyrë tragjike Fatjon Bunjakut. Futbollisti i Elbasanit ndërroi jetë sot pas mesnate, ndërsa ishte duke udhëtuar në aksin Prishtinë-Mitrovicë.

Screenshot 2026-06-07 100700

Futbollistët në Shqipëri janë tronditur nga ky lajm. Marçelino Preka është i pari nga lojtarët e Partizanit që ka reaguar, duke shprehur ngushëllimet e tij.

Bunjaku u afrua tek Elbasani në verën e kaluar. Sulmuesi 22-vjeçar po ashtu regjistronte paraqitje me Kosovën U-21, ndërsa para eksperiencës me verdheblutë kishte luajtur me Malishevën, Gjilanin, Lirinë dhe Trepçën.

Me Elbasanin u mbyll një sezon i shkëlqyer ku verdheblutë siguruan Europën. Ky lajm i trishtë ka tronditur të gjithë botën e futbollit.

Screenshot 2026-06-07 095742

TRAGJIKE/ Lajmi i zi trondit Elbasanin dhe gjithë futbollin, ndërron jetë futbollisti Fatjon Bunjaku

E TRISHTË! Ndërron jetë futbollisti i Elbasanit, del pamja e aksidentit me makinë

Ëndrra e futbollistit të Elbasanit u shua në mes, fjalët e fundit të 22-vjeçarit për tifozët janë prekëse

Me zemër të thyer, postim emocionues i Elbasanit për Fatjon Bunjakun: Nuk do të harrohet

PANORAMASPORT.AL