Ëndrra e futbollistit të Elbasanit u shua në mes, fjalët e fundit të 22-vjeçarit për tifozët janë prekëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2026 | 9:54

Ëndrra e futbollistit të Elbasanit u shua në mes, fjalët e fundit të 22-vjeçarit për tifozët janë prekëse

Një aksident me makinë i mori jetën në mënyrë tragjike Fatjon Bunjakut. Futbollisti i Elbasanit ndërroi jetë sot pas mesnate, ndërsa ishte duke udhëtuar në aksin Prishtinë-Mitrovicë.

Screenshot 2026-06-07 095309

‘Faleminderit për këtë super mbështetje tifozat verdheblu. Do takohemi së shpejti edhe në arenën europiane”, shkruante Bunjaku në postimin e fundit.

22-vjeçari u afrua tek Elbasani në verën e kaluar. Sulmuesi po ashtu regjistronte paraqitje me Kosovën U-21, ndërsa para eksperiencës me verdheblutë kishte luajtur me Malishevën, Gjilanin, Lirinë dhe Trepçën.

Me Elbasanin u mbyll një sezon i shkëlqyer ku verdheblutë siguruan Europën. Ky lajm i trishtë ka tronditur të gjithë botën e futbollit.

Screenshot 2026-06-07 095144

Screenshot 2026-06-07 095133

TRAGJIKE/ Lajmi i zi trondit Elbasanin dhe gjithë futbollin, ndërron jetë futbollisti Fatjon Bunjaku

E TRISHTË! Ndërron jetë futbollisti i Elbasanit, del pamja e aksidentit me makinë

Të tronditur pas vdekjes së sulmuesit 22-vjeçar, kapiteni i Partizanit reagon i pari

Me zemër të thyer, postim emocionues i Elbasanit për Fatjon Bunjakun: Nuk do të harrohet

PANORAMASPORT.AL