E TRISHTË! Ndërron jetë futbollisti i Elbasanit, del pamja e aksidentit me makinë
Një aksident me makinë i mori jetën në mënyrë tragjike Fatjon Bunjakut. Futbollisti i Elbasanit ndërroi jetë sot pas mesnate, ndërsa ishte duke udhëtuar me makinë në aksin Prishtinë-Mitrovicë.

22-vjeçari u afrua tek Elbasani në verën e kaluar. Sulmuesi po ashtu regjistronte paraqitje me Kosovën U-21, ndërsa para eksperiencës me verdheblutë kishte luajtur me Malishevën, Gjilanin, Lirinë dhe Trepçën.
“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njoftojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, shkruhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrisë.
“Klan Kosova” ndërkohë ka shpërndarë edhe një foto nga aksidenti. Rasti i rëndë i ka tronditur të gjithë, ndërsa Bunjaku sapo kishte mbyllur një sezon pozitiv me Elbasanin.

TRAGJIKE/ Lajmi i zi trondit Elbasanin dhe gjithë futbollin, ndërron jetë futbollisti Fatjon Bunjaku
Ëndrra e futbollistit të Elbasanit u shua në mes, fjalët e fundit të 22-vjeçarit për tifozët janë prekëse
Të tronditur pas vdekjes së sulmuesit 22-vjeçar, kapiteni i Partizanit reagon i pari
Me zemër të thyer, postim emocionues i Elbasanit për Fatjon Bunjakun: Nuk do të harrohet
PANORAMASPORT.AL













