Postuar: Gusht 27, 2025 | 22:37
Mile kërkon zëvendësuesin për Dembelenë, ja situata te Tirana
Trajneri i Tiranës, Vangjel Mile, është vënë përballë një dileme pas mungesës së Dembelesë në ndeshjen miqësore kundër Vorës. Tekniku bardheblu duhet të gjejë alternativën e duhur për qendrën e mbrojtjes, duke testuar disa skenarë në stërvitje.

Opsioni i parë është formacioni me Lleshin dhe Markun në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që një tjetër mundësi është vendosja e Lleshit krah Solerit, me spanjollin që mund të rikthehet në repartin e prapavijës. Në këtë rast, mesfusha do të pësonte ndryshime, duke lënë hapësirë për rotacion. Mile do të vendosë në ditët e ardhshme, ndërsa miqësorja kundër Vorës do të shërbejë si provë gjenerale për këto lëvizje taktike.
PANORAMASPORT.AL













