“Më keq se kaq nuk kishte ku shkonte”, Bregu: Malomo dhe Vila më kanë ndihmuar shumë
Dejvi Bregu u zgjodh lojtari i ndeshjes, pas dopietës ndaj Elbasanit, në triumfin 4 me 1 që Dinamo arriti në “Air Albania”. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, vlonjati deklaroi:

“Më e rëndësishme se trofeu është fitorja, një fitore karakteri. Na kanë munguar rezultatet, jemi fajtor të gjithë. Të vazhdojmë kështu, këtë fitore ia dedikoj të gjithë çunave.
Më keq se kaq nuk kishte ku shkonte. Të gjithë bashkë kemi folur ta nxjerrim nga kjo situatë sa më parë ekipin, shpresoj që kjo fitore të jetë sa më pozitive. Gjithmonë ka vend për përmirësim, në qoftë se golat e mijë ndihmojmë ekipin jam i kënaqur.
Asistet kanë ardhur ku isha pozicion numër 10. Sot kam pasur problem në kavilje. Përpiqem të furnizoj sulmuesit. E ka treguar fusha sa fuqi kam pasur. Është e mira që të furnizoj sulmuesët, i kam cilësitë, kemi lojtarët tipik që mund t’i furnizoj dhe të shkojmë te goli.
Nuk kemi lojtarë te zona e golit, jemi përpjekur me Vilën dhe Malomon të flasim, profesori më ka thënë mos zbres poshtë, për të ruajtur forcat, Malomo dhe Vila, më kanë ndihmuar shumë në këtë pjesë”, deklaroi Bregu.
PANORAMASPORT.AL













