KRAHASIMI I RENDITJEVE / Partizani e Tirana me bilanc negativ, Elbasani fiton më shumë. Tre pretendentëve nuk u ndryshon asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2025 | 20:29

KRAHASIMI I RENDITJEVE / Partizani e Tirana me bilanc negativ, Elbasani fiton më shumë. Tre pretendentëve nuk u ndryshon asgjë

Java e pestë e Superiores është mbyllur këtë fundjavë duke dhuruar një imazh më të qartë për skuadrat pretendente, por edhe ata që nuk kanë nisur mirë këtë sezon. Krahasimi me një vit më parë në këtë pikë të kampionatit, e bën më të qartë formën që po kalojnë skuadrat.

superiore renditja

Bie në sy se janë tre skuadra të cilat kanë fituar pikë në krahasim me një vit më parë. E para është Elbasani që ka tre pikë më shumë, ndërsa Teuta dhe Bylis gjithashtu kanë siguruar në pikë më tepër se në sezonin e kaluar.

Tre ekipe janë në të njëjtën kuotë pikësh, më saktësisht Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo, të cilat nuk kanë pësuar ndryshime.

Kurse dy skuadra janë ato që kanë pësuar rënie, dy ekipet që në fundjavë do luajnë derbin, Partizani dhe Tirana, Të kuqtë janë skuadra që ka humbur më shumë në krahasim me një vit më parë, 4 pikë, ndërsa bardheblutë regjistrojnë 3 pikë më pak.

sdfsdfsdfsdfsdf

PANORAMASPORT.AL