“Kortizoni” i shpejtë mbi plagë të vjetra/ Minutat që u vidhen të rinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2025 | 23:47

“Kortizoni” i shpejtë mbi plagë të vjetra/ Minutat që u vidhen të rinjve

“Kortizoni” i shpejtë mbi plagë të vjetra. Rekrutimet e shumta të huaja shpesh janë zgjidhje “express” për boshllëqet e skautingut afatgjatë, planifikimit të akademive dhe zhvillimit të lojtarit vendas.

SUPERIORE

Kjo ndodh sepse është më e lehtë të marrësh sot një 24-27 vjeçar të huaj mesatarisht të formuar, sesa të rritesh një 18-20 vjeçar vendas me durim, minuta dhe gabime të tolerueshme.

Çdo i huaj i shtuar në 11- shen bazë ka një kosto oportuniteti. Një i ri vendas luan më pak, mësohet më ngadalë, vlera e tij nuk materializohet. Në terma makro, ky është dredhje e gjithë zinxhirit (U-17, U-19, U-21) dhe, në finale, ulje e bazës së përzgjedhjes për kombëtaret.

Lëvizshmëria e lartë e të huajve prodhon cikël të shpejtë qarkullimi. Sot këtu, nesër diku tjetër. Kjo krijon skuadra pa bërthamë, identiteti futbollistik vështirë të ndërtohet kur çdo verë zëvendëson 6-10 hallka të zinxhirit. Me presionin për rezultat “këtu dhe tani”, trajneri zgjedh lojtarin “gati”, shpesh të huajin. Nuk ia vlen t’i japë 600-900 minuta një të riu për ta bërë lojtar pas 4-6 muajsh kur pankina “digjet” çdo javë.

Më pak minuta, baraz vlerë transferimi më e ulët, interes më i vakët nga tregjet fqinje, më pak të ardhura nga shitjet. Një rreth vicioz që ul edhe bashkëfinancimin e akademive. Skuadra “plug-and-play” – Rritet logjika e “grupit” të lehtë për zëvendësim, por vështirësohet ndërtimi i stilit e kulturës së klubit. Pra, pa masa balancuese, ky rregull do të mund të thellojë prirjen që tashmë e pamë qartë në javën e parë.

PANORAMASPORT.AL

Superiorja kthehet në një “stacion tranziti”/ 58 të huaj në javën e parë, një “kambanë alarmi”