MOVIOLA E TEUTA-ELBASANI/ Ka një dyshim për penallti, Hamiti e menaxhon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2025 | 18:10

MOVIOLA E TEUTA-ELBASANI/ Ka një dyshim për penallti, Hamiti e menaxhon

Ndeshja e djeshme mes Teutës dhe Elbasanit u gjykua nga Eldorjan Hamiti, një nga arbitrat më të mirë të vendit tonë. Lezhjani nuk pati të bënte me një ndeshje të tensionuar dhe të verdhin e nxori vetëm tri herë.

dsfsdffdsdsfdsffsd

Sakaq, në fund u përball edhe me një moment të dyshimtë për penallti. Në minutën e tretë të shtesës, Maçolli futet mes dy lojtarëve elbasanas dhe kërkon një penallti. Pamjet tregojnë se nuk ka prekje me dorë, as faull dhe gjithçka duket e rregullt.

VAR-i, edhe pas shqyrtimit, i dha të drejtë Hamitit, duke lënë në fuqi vendimin e fushës dhe duke vijuar lojën. Hamiti vendos drejt në moment, ku edhe VAR-i mori mjaft kohë për ta shqyrtuar.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL