Ish-drejtori analizon Flamurtarin: Të e keqen e kemi pasur nga vetja, Tirana na ka…
Vangjel Laluci kërkon vetëm fi toren me Vorën. Ish drejtori sportiv i klubit është i bindur se nëse skuadra do të marrë tri pikë në këtë ndeshje, janë të gjitha shpresat për vazhdimësinë. Për “Panorama Sport”, Laluci thotë se 6 ndeshjet e mbetura janë “luftë” të cilat duhet të fitohen.

Sipas ish drejtorit, skuadra ka gabuar në ndeshjet direkte. Sipas tij nëse ato takime do t’i kishte mbyllur në favor, situata do të ishte krejt tjetër.
“Kanë mbetur 6 ndeshje deri në fund të kampionatit. Këto janë ndeshje “lufte”. Duhet t’i marrim ndeshje pas ndeshje. Pas Vorës nuk duhet të ndalim por të luftojmë për sfidat e mbetura me këdo ekip që të jetë. Ne të keqen e kemi pasur nga vetja jo nga ekipet e tjera. Ne nuk kemi ditur të fitojmë ndeshjet direkte. Këtë kemi pasur problem gjatë gjithë kampionatit. Tirana ka marrë 8 pikë, me i kemi marrë 2 pikë. Kundërshtari ynë direkt. Kjo është ajo që mua më vjen keq. Ne vërtetë kemi fituar me Egnatian, kemi fituar me Vllazninë dhe i kemi marrë 6 pikë.
Por është ndryshe me kundërshtarin direkt. Po të kishim një bilanc tjetër në ndeshjet direkte do të ishin në një tjetër pozicion sot. Ka pasur momente që kemi bërë dhe ndeshje të mira nuk e mohojmë, por kanë qenë të pakta. Flamurtari duhet të fillojë me Vorën. Po fituam me Vorën kemi shumë shpresa pastaj. Futbollistët duhet të fitojnë për qytetin, për tifozët, për atë stadium që është bërë aq i bukur dhe i mrekullueshëm ku po vijnë edhe gra, vajza dhe tifozë të huaj”, shprehet Laluci.
SITUATA – Vangjel Laluci ndalet edhe te situata në skuadër. Ish drejtori komenton edhe barazimin me Tiranën. Thekson se në atë takim skuadra duhet që të fitonte bindshëm. Por sipas Lalucit, këta lojtarë kaq i kanë fuqitë. Pavarësisht që e kanë shpirtin e sakrificës, prapë se prapë çedojnë. Laluci thotë se skuadra e ka shumë të vështirë që të dalë përpara portës kundërshtare dhe se përveç Maksutit nuk ka “shpëtimtarë” të tjerë.
“Djemtë bën maksimumin në ndeshjen me Tiranën por duket se ishin përpjekje pa fryte. Ne nuk dalim dot përpara portës, përveç ndonjë rasti të Maksuti apo ndonjë tjetri. Në pjesën e dytë krijuan një presion. Por atë ne duhet që ta bëjmë në fushën tonë, duhet ta fitojmë ndeshjen. Në atë takim nuk kishin ndonjë rast të pastër. Flasim për ndeshje deçizive. Lojtarët e mesfushës aq e kanë mundësinë dhe aq bëjnë. E kanë shpirtin e sakrificës por në kualitet çedojnë”, përfundon Laluci.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













