Goli i pestë për mbrojtësin e Laçit, Mjaki pasi i shënoi Egnatias: Ja cili është objektivi im
Agan Mjaki realizoi golin e pestë në kampionat për Laçin. Rrjeta e tundur prej tij pati vlerë për barazimin 1 me 1 që Laçi mori ndaj Egnatias.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Laçit deklaroi:
“Është shumë e vështirë, kërkon shumë punë për të qenë para dhe për të asistuar apo dhënë gola, më pas të shkosh prapa dhe të ndihmosh ekipin.
Lojtarë si Tresa dhe Kurti ndihmojnë shumë, marrin lojtarë të tjerë dhe më japin hapësira mua. Vetë aftësitë e mia më ndihmojnë që të shkoj përpara gjithmonë.
Tani kemi trajner të ri që na ka dhënë system tjetër të lojës, na konvenon si ekip. Me mbrojtësa si unë dhe Prodani që shtyjmë përpara, na ndihmon shumë.
Objektiv nuk kam pasur shumë për gola, më shumë asist. Kam objektiv të jap 6-7 gola, të shikojmë si shkon deri në fund”, u shpreh Mjaki për RTSH.
PANORAMASPORT.AL













