“Gjyqtari thjesht vuri gishtin te veshi”, Aleksi i inatosur pas eliminimit të Egnatias: Unë si kapiten jam i nervozuar kur shikoj një ekip që…
Eliminimi nga Liga e Konferencës ka lënë të dëshpëruar futbollistët e Egnatias të cilët mendojnë se meritonin më shumë përballë Olimpija Ljubljanës. Ata kanë qenë tepër të inatosur edhe me vendimet e gjyqtarit dhe sipas kapitenit Albano Aleksi, edhe gjykimi solli këtë eliminim nga Europa, pa e fshehur që aty ndikoi kartoni i kuq i Jahajas.

“Protesta ndaj arbitrit? Jam I mërzitur, normalisht, na vjen keq se gjithë mundi e sakrifica, e në ndeshje evropiane të vish me këtë arbitrim… Edhe në ndeshjen e kaluar ishte një penallti që nuk ishte. Sot kishim përballë një ekip që i shënuam 4 gola në minuta e parë e në fund na mundi në shtesë. Kishte një penallti për ne, gjyqtari tha që e ka parë VAR-i, por thjesht vuri gishtin te veshi dhe kaq ishte.
Mendoj se pas golit të parë duhej të vazhdonim e të bënim pak presing që të shënonim golin për 2-0. OK, ky është futbolli. Pësuam një gol që sipas meje nuk duhej ta pësonim, me goditje standarde se ne nuk pësojmë gola të tillë me goditje standarde. Por duhej të rikuperonim shuam gjëra se pas 2-2 me 10 lojtarë, të gjithë e dimë se është e vështirë me një lojtar më pak. Pavarësisht kësaj, jam i kënaqur, këto janë zgjidhjet e trajnerit dhe ai e di shumë mirë punë e tij, deri më sot e ka bërë shumë mirë. Kur je me 10 lojtarë unë si kapiten jam i nervozuar se kur shikoj një ekip që na mban topin në fund, normalisht nuk mund të ndjehem mirë edhe për shokët e ekipit që janë duke vrapuar.
Golat e anuluar? Rëndësi ka që shënuam, por duhet punuar dhe shpresoj që në të ardhmen të rregullojmë gabimet që sulmuesit të jenë më të saktë para portës, të shënojmë gola. Mund të jetë një largim zhgënjyes se nuk e meritonim me futbollin që kemi luajtur, edhe pse ishin kundërshtar i fortë, deri këtu kemi bërë mirë”, u shpreh Aleksi për “SuperSport” pas sfidës.
PANORAMASPORT.AL













