Fundi i merkatos, Vllaznia rrezikon të humbasë titullarin e rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2025 | 15:36

Fundi i merkatos, Vllaznia rrezikon të humbasë titullarin e rëndësishëm

Aron Jukaj ka oferta për t’u larguar nga Vllaznia. “Shkodra Sport” raporton për interes nga Arabia Saudite, por pa dhënë një emër konkret.

JUKAJ

20-vjeçari numëron 31 paraqitje me kuqeblutë. Gjatë kësaj kohe e ka mbajtur 13 herë portën e paprekur, ndërsa ka pësuar 38 gola.

Jukaj ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027. Dhe pse nuk ka asgjë konkrete për momentin, në rast se largohet atëherë porta do i besohej Leon Pohls.

Më parë gjatë kësaj vere është larguar Kristi Qarri. Portier edhe ky që është produkt i akademisë së Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL