FOTO/ Mario Mitaj është unik, statistikat e vendosin si më të mirin për kualifikueset e Botërorit! Krah tij janë yjet e futbollit në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2025 | 22:45

FOTO/ Mario Mitaj është unik, statistikat e vendosin si më të mirin për kualifikueset e Botërorit! Krah tij janë yjet e futbollit në Europë

Mario Mitaj është unik. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare është përfshirë nga “Sofascore” në formacionin e sezonit kualifikues për Botërorin në Europë.

MITAJ

Mitaj konsiderohet lojtari që ka bërë më mirë në krahun e majtë të mbrojtjes. Ekipi ndërkohë përbëhet nga yjet e Holandës, Anglisë, Portugalisë, Spanjës, Belgjikës dhe Francës.

Mitaj është me vlerësimin e përgjithshëm 7.62, për gjithë fushatën kualifikuese. Duke qenë se luan tek Al Itihad, bie në sy si rast unik. Ndryshe nga pjesa tjetër, Mitaj nuk aktivizohet në Europë.

22-vjeçari ndërkohë mungoi në dy ndeshjet me Anglinë. Tek e para e kishte të pamundur për shkak dëmtimi, në të dytë u kursye nga Silvinjo pasi rrezikon të mungonte në “play off” nëse ndëshkohej. Po ashtu për shkak dëmtimi humbi takimin .

Në pesë sfidat e tjera ku Shqipëria barazoi dy të parat dhe fitoi tri radhazi, Mitaj luajti nga minuta e parë duke pasur impaktin e tij. Këtë e tregon edhe vlerësimi përfundimtar si i pazëvendësueshëm.

Screenshot 2025-11-19 124439

PANORAMASPORT.AL