Flamurtar shumëkombësh, fanella kuqezi mbahet sot veshur nga futbollistë që përfaqësojnë 12 shtete

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2025 | 14:50

Flamurtar shumëkombësh, fanella kuqezi mbahet sot veshur nga futbollistë që përfaqësojnë 12 shtete

Flamurtar shumëkombësh! Rikthimi në Superiore i gjen kuqezinjtë si rrallë ndonjëherë me një skuadër që në përbërje ka 90% lojtarë të huaj dhe vetëm 10% shqiptarë. Fanella e Flamurtarit mbahet sot veshur nga futbollistë që përfaqësojnë 12 kombe dhe që flasin 8 gjuhë të ndryshme.flamurtariNga Maqedonia, Italia, Spanja, Nigeria, Luksemburgu, Paraguajit, Greqia, Belgjika, Franca dhe Shqipëria. Këto janë kombësitë që përbëjnë sot Flamurtarin. Nëse i bëjmë në analizë formacionit që trajneri Karlos Garsia kishte hedhur në fushë në ndeshjen me Elbasanin vihej re se ne formacionin titullarë ishin 7 lojtarë të huaj dhe 4 shqiptarë (Lorenc Trashi, Aldrit Oshafi, Erald Marku dhe Paulo Pjeshka).

Sa i përket lojtarëve që u aktivizuan si zëvendësues vetëm një ishte shqiptar, Herald Marku dhe tre të tjerët të huaj. Në stol qëndruan shqiptarët Ariol Kaloshi dhe Denis Pjeshka. Nga të huajt ishte francezi Bangali Diavara. Nuk ka më shiqip! Stërvitja e Flamurtarit zhvillohet thuajse e gjitha në anglisht. Madje kjo gjuhë do të flitet më shumë edhe në stol gjatë ndeshjeve zyrtare të kampionatit mes futbollistëve dhe stafit teknik. Edhe në pankinë janë të huaj që nga trajneri Karlos Garsia dhe ndihmësit e tij Javier Visea (zv.trajner) dhe Anibal Gonzales (përgatitës atletik). Në këtë pikë duket se stafi i huaj teknik është thujase i barabartë në numra me atë shqiptar që përbehet nga Andi Ribaj dhe Lejdi Liçaj (zv.trajnerë) dhe Luan Birçe dhe Erion Dinaj (përgatitës portierësh).

VLONJATËT KANË “HUMBUR”- Për herë të parë në historinë e tij Flamurtari ka vetëm një futbollist vlonjat profesionist (nuk po numërojmë lojtarët e akademisë që duket se këtë sezon nuk do të marrin asnjë minutë) dhe e kemi fjalën për Bruno Telushin. Ky i fundit duket se është si “për farë” dhe përfaqësues i vlonjatëtëve. Por as vlonjatit të vetëm në skuadër nuk iu dha mundësia që të luante në ndeshjen e parë. Duket se kuqezinjtë po e humbasin produktin vendas dhe nuk ka më “bio”, ndërsa kjo ndoshta lidhet edhe me dështim ndër vite të ndërtimit të një akademie vlonjate.zcxvERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL