EKSKLUZIVE/ E mbyllën me sukses sezonin e fundit, trajneri Kërnaja shfaqet në radarin e klubit të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2026 | 18:40

EKSKLUZIVE/ E mbyllën me sukses sezonin e fundit, trajneri Kërnaja shfaqet në radarin e klubit të Superiores

Oltijon Kërnaja është në radarin e Laçit për postin e trajnerit. “Panorama Sport” mëson se ish-tekniku i Partizanit shfaqet si opsion te bardhezinjtë, që do të luajnë në elitën e futbollit shqiptar gjatë këtij edicioni.

kernajaa

Kërnaja e mori Partizanin në fundin e tabelës, ndërsa e la me po aq pikë sa Dinamo e vendit të katërt. Më pas të kuqtë e mbyllën sezonin me shumë zhgënjim, si vend i pestë dhe pa Europë.

Laçi ndërkohë fitoi titullin kampion në Kategorinë e Parë. Naxhi Shensoj u largua pas arritjes së këtij objektivi me klubin kurbinas.

Jo vetëm Laçi është aktualisht pa trajner. Po ashtu edhe Tirana me Partizanin mbeten në ajër nga klubet e elitës. Skënderbeu ndërkohë pritet të zyrtarizojë Julian Ahmatajn për stolin.

PANORAMASPORT.AL