Egnatia rikthehet me fitore, Brahja pasi u fal nga Disiplina: Sot ishim të modifikuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2026 | 19:14

Egnatia rikthehet me fitore, Brahja pasi u fal nga Disiplina: Sot ishim të modifikuar

Julian Brahja foli pas fitores 3 me 0 të Egnatias ndaj Bylisit. Kujtojmë se u fal nga Disiplina, ndërsa ishte i pezulluar edhe për katër ndeshje të tjera. Si ndihmës i Edlir Tetovës, zëvendësoi këtë të fundit.

brahja

“Në pjesën e parë e dominuam lojën, kishim mbajtjen e topit. Nuk ishim të qartë në 30 metrat e fundit, pavarësisht qarkullimit të topit nuk krijuam asnjë situatë.

Ne i kërkuam ekipit të ndërrojmë krahun e lojës, për të krijuar hapësira. Kundërshtari kishte zbritur poshtë dhe po mbrohej shumë mirë. 10 lojtarë të Bylisit ishin në bllok poshtë. Qarkullimi i topit i shpejtë ndoshta mund të na krijonte situatë.

Në pjesën e dytë ndryshoi. Ne kishim mungesa tre lojtarë të mesfushës. Sot ishim të modifikuar në mesfushë, në qendër kishim Haimen. Në pjesën e parë na krijoi probleme Bylisi, që po priste. Jahaja nuk krijoi asnjë situatë për gol”, u shpreh Brahja për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL