E BUJSHME/ Jo vetëm Aliji për Kombëtaren, një tjetër futbollist i Dinamos në planet e Silvinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2025 | 23:52

E BUJSHME/ Jo vetëm Aliji për Kombëtaren, një tjetër futbollist i Dinamos në planet e Silvinjos

Klevi Qefalija mund të jetë surpriza e madhe e trajnerit Silvinjo, për ndeshjet e shtatorit. Nëse ftesa do të zyrtarizohet të premten, mesfushori do të ishte një tjetër futbollist nga Dinamos që ftohej nga FSHF. Më parë Naser Alijit i është besuar një vend.

Screenshot 2025-08-27 193523

“Klevi Qefalija është në listën e pritjes. Mesfushori 21-vjeçar i Dinamos është njoftuar nga FSHF se është pjesë e planeve të Silvinjos, dhe mund të marrë ftesën e tij të parë nga përfaqësuesja kombëtare këtë të premte”, shkruan gazetari Andi Kasmi.

Qefalija është 21-vjeç, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Kombëtaren U-21. Te Dinamo qëndron prej janarit të vitit 2024, kur edhe u ble nga Tirana.

Mbetet për t’u parë nëse ftesa do të konkretizohet. Shqipëria luan miqësoren me Gjibraltarin në shtator, si dhe ndeshjen me Letoninë në “Air Albania”.

PANORAMASPORT.AL