E ardhmja surprizuese e Tefik Osmanit, i besohet posti i rëndësishëm në FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2025 | 23:23

E ardhmja surprizuese e Tefik Osmanit, i besohet posti i rëndësishëm në FSHF

Tefik Osmani duket se ka hequr dorë nga posti i drejtorit sportiv, teksa së fundmi ka marrë një post të rëndësishëm në Federatën Shqiptare të Futbollit. Bëhet fjalë për detyrën e kryeskautit. 

kursi-drejtor-sportiv-tefik-osmani-shtator-24-9

“Shkodra Sport” bën me dije se korçari do të zërë vendin e Ardi Beharit, që pritet të emërohet në një sektor tjetër po brenda këtij institucioni.  

Në këtë mënyrë tashmë për Tefik Osmani nis një karrierë e re, jo më si pjesë e klubeve por në institucionin më të lartë të futbollit shqiptar. Detyra e tij është shumë e rëndësishme sepse ka të bëjë me zbulimin e talenteve në vende të ndryshme të botës të cilët mund të bëhen pjesë e ekipeve tona kombëtare. 

Pas largimit nga Vllaznia, u përfol se Tefik Osmani mund të merrte postin e drejtorit sportiv në disa prej ekipeve të Superiores teksa emri i tij doli tek Flamurtari, Teuta, Vora e më së shumti tek Tirana, por në fakt asnjëra prej tyre nuk u realizua. 

PANORAMASPORT.AL