Dy asistente vajza për Dinamo-Vllaznia, mësoni gjyqtarin kryesor që vendos drejtësi në supersfidën e javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2026 | 12:55

Dy asistente vajza për Dinamo-Vllaznia, mësoni gjyqtarin kryesor që vendos drejtësi në supersfidën e javës

Dinamo-Vllaznia është supersfida e ditës së sotme që do të luhet në Superiore.  Përballje kjo shumë e rëndësishme që luhet në kuadër të javës së 20-të të kampionatit.

dinamo-vllaznia

Ky takim do të luhet për llogaritë e vendit të dytë ku fitorja do tu jap automatikisht këtë pozicion, i cili aktualisht mbahet nga Elbasani. Siç dihet Dinamo dhe Vllaznia do të sfidohen në “Air Albania” duke nisur që nga ora 19:30 teksa aktualisht kanë kuotë të njëjtë pikësh.

Pikërisht për këtë përballje janë zbuluar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Kështu kryesor do të jetë Enea Jorgji ndërsa ndihmohet nga Mirjeta Salla dhe Ediena Kapxhiu, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Erjon Bylykbashi.

Në sistemin VAR do të jetë Orlando Kuka dhe në AVAR do të jetë Juxhin Xhaja.

Dinamo-Vllaznia

Arbitër kryesor: Enea Jorgji

Asistent 1: Mirjeta Salla

Asistent 2:Ediena Kapxhiu

Arbitër i 4: Erjon Bylykbashi

VAR: Orlando Kuka

AVAR: Juxhin Xhaja

FATOS LAMAJ-PANORAMASPORT.AL