Dramë për ish-sulmuesin e Kombëtares dhe Partizanit, bie nga kategoria pas rastit të pazakontë
Oleksandrija është mposhtur sot 1 me 0 në transfertën e Livi Bereg. Pas barazimit në sfidën e parë, ekipi i Tedi Carës humbi dhe do të luajë në kategorinë e dytë të Ukrainës gjatë edicionit të ardhshëm.

Dhe pse Oleksandrija kishte rënë nga kategoria gjatë kampionatit të rregullt, u krijua një mundësi e veçantë për të luajtur edhe një mundësi. Megjithatë, ekipi i Carës dështoi edhe në finalen e “play out”.
Ish-sulmuesi i Kombëtares dhe Partizanit luajti nga minuta e parë. Pushimet për të dhe shokët e skuadrës u shtynë disa ditë, teksa zhgënjimi mbeti i madh.
Cara pritet të shitet në këtë merkato vere. Kolos Kovalivka, Polisia Zhitomir dhe Dinamo Kiev janë klubet e Ukrainës që po tregojnë interes për shërbimet e tij.
PANORAMASPORT.AL













